Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi institucional, me synim forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në kuadër të proceseve të inspektimit. Marrëveshja u nënshkrua nga Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, në emër të Inspektoratit të Përgjithshëm, dhe Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, z. Ervin Koçi, në emër të AIF-së. Ky bashkëpunim synon të rrisë kapacitetet institucionale dhe profesionale të strukturave inspektuese për identifikimin në kohë të fakteve dhe rrethanave që mund të lidhen me aktivitete financiare të paligjshme. Në bazë të marrëveshjes, Inspektorati i Përgjithshëm angazhohet të njoftojë menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare për çdo fakt, të dhënë apo rrethanë që ngre...