Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”
Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka raportuar në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për ecurinë e përgatitjeve të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Gjatë prezantimit para Asamblesë, Gashani paraqiti punën e bërë deri më tani dhe progresin e arritur në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtij eventi të madh sportiv ndërkombëtar. Përmes materialeve vizuale, statistikave dhe të dhënave konkrete, ai prezantoi para përfaqësuesve të vendeve anëtare hapat e ndërmarrë nga Kosova në funksion të organizimit të Lojërave. Raportimi i Kosovës ishte pjesë e agjendës së rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së, ku vendet nikoqire raportojnë mbi përgatitjet dhe zhvillimet drejt edicioneve të ardhshme të Lojërave Mesdhetare. Megjithatë, prezantimi i delegacionit të...
Burimi:
javanews.al