Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë rrugëtimit të tij drejt Parisit, në mars të vitit 1999, ku delegacioni kosovar do të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë. Në intervistën për “Debat Plus”, Thaçi ka treguar se gjatë udhëtimit nga Drenica drejt aeroportit të Sllatinës, ai dhe pjesëtarët e delegacionit duhej të kalonin nëpër disa pika të kontrolluara nga forcat serbe. Para nisjes, ai thotë se kishte marrë me vete një simbol të UÇK-së. “Mora me vete emblemën e UÇK-së. E futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën”, ka rrëfyer Thaçi. Sipas tij, gjatë rrugës tensioni u rrit sa më shumë që eskorta afrohej drejt pikave të kontrollit serb. “Sa më shumë i afroheshim forcave serbe, aq më shumë rritej...