Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Ditën e sotme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ndërsa gjatë ceremonisë u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut dhe jo ai i Shqipërisë. Kreu i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi ndjesë për situatën, ndërsa sqaroi se Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e aktivitetit, por vetëm e ftuar. “Të them të drejtën, para se të zhvillohej ky aktivitet, kam kërkuar nga organizatorët, konkretisht nga kryetari i shoqatës së VMRO-së në Shqipëri, programin zyrtar. Më kanë thënë se do të kishte këngë dhe valle tradicionale maqedonase dhe se aktiviteti do të hapej me himnin maqedonas. I kam kërkuar që, në momentin që do të ekzekutohej himni maqedonas, patjetër të...