Dinamo mban gjallë ëndrrën europiane, i thotë “ndal” Pafosit në “play off”
Ëndrra për një vend në grupet e Ligës së Konferencës mbetet ende gjallë për Dinamon. “Nëndetësja blu” ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Pafosit. Duhej të kalonin 78 minuta lojë për të shijuar golin e parë të kësaj sfide. Ishte Fadairo ai që zhbllokoi rezultatin për ekipin e Dinamos. Por festa e dinamovitëve zgjati shumë pak. Lele barazoi shifrat në ato përfundimtare, 1-1, nga pika e bardhë e 11 metërshit. Tashmë gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet oas një jave në Qipro./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com