Nuk ka fitore për Dritën, kualifikimi në grupe vendoset në Andorra
Drita ka zhvilluar sot ndeshjen e parë “play off” të Ligës Konferencës. Klubi shqiptar nuk shkoi më larg se një barazim 2-2 ndaj Inter D’Eskaldesit. Salihu tundi rrjetën që në minutën e 4-t të takimit, por festa zgjati pak minuta. Ekipi nga Andorra riktheu sërish baraspeshën në minutën e 13, kur Berlanga e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Krasniqi kaloi sërish Dritën në epërsi në minutën e 42-të, ndërsa Lopezi vulosi shifrat përfundimtare 2-2 në minutën e 56. Tashmë kualifikimi për në grupet e Ligës së Konferencës do të vendoset javën e ardhshme në Andorra./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com