Mbyllet protesta e 82-të/ Qytetarët: Nuk ndalemi, Rama jep dorëheqjen
Është mbyllur protesta e 82-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në disa prej rrugëve të Tiranës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta u mbyll me thirrje të forta kundër kryeministrit, ndërsa një nga sloganet kryesore të protestuesve ishte: “Rama, jep dorëheqjen!” Protestuesit deklaruan se nuk do të ndalen dhe se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vazhdim, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e Edi Ramës nga detyra. Me përfundimin e protestës së 82-të, organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës bënë të ditur se aksioni do të vijojë.
Burimi:
syri.net