Situatë e rëndë në Pukë/ Flakët jashtë kontrollit, vatrat tejet problematike
Situata në fshatrat e Pukës vijon të jetë e rëndë, për shkak të përparimit të flakëve të zjarrit në banesa pranë Gojanit të Madh e të Vogël. Pavarësisht se zjarret po monitorohen nga afër edhe gjatë natës nga zjarrfikësit në terren, vatrat vijojnë të jenë tejet problematike. Aktualisht janë dislokuara në terren disa makina zjarrfikëse me personel zjarrfikës, ndërsa Bashkia Pukë ka marrë të gjitha masat për evakuim dhs strehim. Momentalisht banorët më afër vatrave kanë lëvizur te familjarë të tyre. Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, bën thirrje për ndërgjegjësim për situatën e rëndë të krijuar nga zjarret në Pukë. Pamjet janë filmuar sot pasdite në Gojan të Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, ku situata vijon të jetë shqetësuese, aktualisht zjarrfikësit po përpiqen të...
Burimi:
syri.net