Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, ku deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 18 vatra zjarri. Prej tyre, 9 vatra mbeten aktive, ndërsa 3 të tjera ndodhen nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencës. Mobilizimi i forcave në terren dhe mbështetja nga ajri Për përballimin e situatës kritike janë angazhuar trupa të shumta nga toka dhe ajri. Në operacionet e shpëtimit dhe fikjes së flakëve po marrin pjesë 383 forca operacionale civile dhe 24 automjete zjarrfikëse, të cilat mbështeten nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 mjet zjarrfikës ushtarak si dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. “Mbetet vatra më problematike Gojan–Gjegjan në Pukë, për shkak të terrenit të thyer dhe...