Sektori i Arbitrimit & Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet dhe sqarimet e reja në Rregullat e Lojës, me fokus te zëvendësimet, procedurat përkatëse, shkeljet dhe sanksionet, vendimmarrja e arbitrave dhe përdorimi i sistemit VAR. Gjithashtu, u trajtuan çështje që lidhen me kohëzgjatjen dhe rifillimin e ndeshjeve, penalltitë, faullet dhe sjelljen e pahijshme, rivëniet anësore e fundore, goditjet nga këndi, si dhe procedurat e reja për trajtimin dhe vlerësimin e lojtarëve jashtë fushës. Në vijim, Sektori i Arbitrimit zhvilloi edhe një takim me delegatët e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë, ku u prezantuan ndryshimet dhe u dhanë sqarimet e nevojshme...
Burimi:
sportekspres.com