Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Klubit të Serisë A i dëmtohet kapiteni, nisin bisedimet me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani mund të largohet sërish nga Interi, teksa Monza ka nisur kontaktet e para me klubin zikaltër për mesfushorin shqiptar. Interesi i klubit brianzol vjen pas dëmtimit të kapitenit Mateo Pesina, i cili pritet të mungojë rreth tre muaj. Asllani shihet si një alternativë për mesfushën dhe një profil që mund t’i përshtatet ideve të trajnerit Ivan Juriç. Mes dy klubeve nuk ka ende një marrëveshje, ndërsa bisedimet janë në fazat fillestare. Interi është i gatshëm të vlerësojë ofertat për Asllanin, pasi shqiptari nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri. I transferuar te Interi nga Empoli me pritshmëritë për t’u shndërruar në pasuesin e Hakan Calhanoglu, Asllani nuk arriti të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadrën zikaltër. Sezonin e...