Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

Autoritetet greke kanë arrestuar dy shqiptarë, pasi shpërndanin drogë me një makinë në Mykonos. Të arrestuarit janë Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora 37 dhe 44 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata e kishin fshehur lëndën narkotike në një makinë private të parkuar që e përdornin si “transportuese”. Gjatë kontrollit në automjetet dhe banesat e tyre policia greke gjeti dhe sekuestruan 365.8 gramë MDMA të ndarë në 6 pako, 76.3 gramë kokainë rozë, e ndarë në 19 pako, 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako, 36 ilaçe tableta farmaceutike, pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës. Gjithashtu u gjetën edhe 3 telefona celularë, peshore precize,...