“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

“Moska po bën luftë hibride”- Von der Leyen ragon për dronin rus në Rumani: Përshkallëzim që kërkon të përçajë BE-në, do i përgjigjemi!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar pas rrëzimit të një droni rus në Rumani. Përmes një postimi në Telegram, ajo e cilësoi këtë gjë si ‘një luftë hibride’ “Sot, Rumania shkatërroi një dron detar të ngarkuar me eksplozivë pranë platformës Neptun Deep në Detin e Zi. Një përshkallëzim i kërcënimeve është duke u zhvilluar që shqetëson qytetarët tanë dhe synon të përçajë Unionin tonë. Kjo është luftë hibride”, shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Telegram. Von der Leyen shtoi se mbeten në gatishtmëri për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. “Misioni themelues i Unionit tonë është të ruajë paqen. Sot, kjo do të thotë gjithashtu të kesh aftësinë për të penguar provokimin dhe agresionin. Programi ynë Gatishmëria 2030 po...