Gjermani: Deklaratat e papranueshme të Ben-Gvir
"Mendoj se në Gazë duhet të bëhen vrasje të planifikuara", deklaroi të hënën (17.08.) Ministri Izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, duke shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Përfaqësuesi i linjës së ashpër në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu shpjegoi se sipas tij çdo natë duhet të "eliminohen" 30-40 palestinezë. Ai tha se nuk e ka fjalën vetëm për palestinezët militantë që përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm. Ben-Gvir tha se në Rripin e Gazës "ka njerëz që nuk meritojnë të jetojnë". "Ata madje nuk janë as njerëz", theksoi ministri izraelit. Qeveria gjermane kritikon aneksimet e mëtejshme në Bregun Perëndimor Kancelari gjerman Friedrich Merz reagoi të mërkuren (19.08.) ndaj deklaratave të politikanit kontrovers izraelit. "Kancelari gjerman dënon fuqimisht thirrjet e ministrit Ben-Gvir, të cilat përçmojnë njerëzit...
Burimi:
syri.net