Zjarret jashtë kontrollit në Pukë, banorët e fshatit Gojan i Madh urdhërohen të evakuohen

Zjarret jashtë kontrollit në Pukë, banorët e fshatit Gojan i Madh urdhërohen të evakuohen

Zjarret në Pukë kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa situata më kritike paraqitet në fshatin Gojan i Madh. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrëfikësit në terren po punojnë për shuarjen e flakëve që rrezikojnë edhe banesat. ‘Si pasojë e situatës kritike të krijuar nga përhapja e zjarrit masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve, urdhërohet kryerja e evakuimit të menjëhershëm të banorëve të kësaj zone’, thuhet në njoftimin zyrtar. Nënkryetari i Bashkisë Pukë u shpreh se situata mbetet tejet problematike në fshatin Gojan i Madh. Sipas tij, aty  është vatra më problematike, por problem është edhe në Gojan i Vogël, por që Ringaj thekson se po monitorohet nga njësitë...