Mbështetja e sektorit bankar në financimet e BSH është më e ulët këtë vit

Mbështetja e sektorit bankar në financimet e BSH është më e ulët këtë vit

Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë është në nivele më të ulëta gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga bilanci i Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit korrik huaja nëpërmjet marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes (REPO) kishte vlerën e 25 miliardë lekëve, në rënie me 20.6% krahasuar me një vit më parë dhe me 58% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Me përjashtim të muajit qershor, huamarrja e bankave nga Banka e Shqipërisë ka qëndruar në nivele të ulëta për shtatë muajt e parë të këtij viti. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë vlerëson se nevojat e sistemit bankar për likuiditet kanë qenë më të ulëta në muajt e parë të...