Sot/ Egnatia dhe Dinamo, krenaritë shqiptare në mbrëmjen europiane
Egnatia dhe Dinamo sot në provën e madhe të ndeshjeve të vajtjes në Europë. Këtë mbrëmje në orën 19:00 rrogozhinasit luajnë në “Arena Egnatia” sfidën e play off me skuadrën e njohur norvegjeze, Lilestrom. Skudra kampione shqiptare futet në këtë duel për të shkuar ajo në fazën e Ligës në Europa League ndërsa në rast dështimi ka siguruar fazën e Ligës në Conference League. Ndërkaq Dinamo do të luaj në orën 21:00 kundër qipriotëve të Pafos sfidën e vlefshme për play-off e Ligës së Konferencës. Dueli në “Elbasan Arena” ndaj një ekipi shumë të fortë pritet të jetë një tjetër sfidë e bluve që me Ilir dajën në timon për të dytin sezon po garojnë me mjaft dinjitet. /Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al