Dinamo luan mirë ndaj favoritëve të Pafos, e para mbyllet në barazim
Pas barazimit të Egnatias 0-0 me Lilestrom në play off të Ligës së Europës edhe dy skuadrat e tjera shqiptare Dinamo dhe Drita i mbyllën po në barazim ndeshjet e tyre respektive ndaj Pafos dhe Inter E’skaldes (2-2). Në “Elbasan Arena”, blutë e Ilir Dajës kishin përballë një superskuadër si Pafos. Qipriotërt pjesëmarrës edicionin e kaluar në fazën e Ligës në Champions e nisën mjaft mirë sfidën me David Luiz ish lojtarin e Çelsit që nxjerr jashtë një top nga penalltia. Sidoqoftë me kalimin e minutave, shqiptarët arritën të vendosnin balancën dhe në raste të caktuara rrezikuan ndjeshëm portën qipriote. Disa mundësi të sfumuara nga Hekuran Berisha dhe një tjetër rast në pjesën e dytë i Qardakut ishin flagrante. Në fakt, pjesa e dytë ishte...
Burimi:
sportiim.al