Dinamo dominon Pafos, por është e pafat. Kualifikimi vendoset në Qipro
Dinamo ka barazuar 1-1 ndaj Pafos, në ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për raundin e fundit kualifikues në Conference League. Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte në minutën e 36-të, ku pas një prekje me dorë të topit nga Usni Ismaili, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet David Luiz, por topi përfundon jashtë kuadratit. Në minutat në vijim vlen për t’u përmendur rasti i artë i Hekuran Berishës në shtesë, i cili nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë i vetëm përballë me portierin kundërshtar. Pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0. Minutat e para të pjesës së dytë ishin të mira për Dinamon, që e dominoi komplet lojën, por pa...
Burimi:
telesport.al