Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…
Debati për krijimin e të ashtuquajturit “Shtet Bektashi” është rikthyer në vëmendje, por gazetari dhe botuesi Mero Baze thotë se çështja po keqinterpretohet dhe se nuk bëhet fjalë për krijimin e një shteti të ri apo për cenim të sovranitetit të Shqipërisë. Në një intervistë për TemA, Baze argumenton se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me statusin historik dhe juridik të Komunitetit Bektashi dhe me përpjekjen për t’i rikthyer atij një rol ndërkombëtar që e ka pasur përpara vendosjes së komunizmit. “Nuk bëhet fjalë për një shtet. Është një entitet fetar, i cili ka një histori të veçantë”, thotë Baze. Sipas tij, pasi Bektashinjtë u dëbuan nga Turqia, qendra e tyre në Shqipëri fitoi një rol të veçantë në përfaqësimin ndërkombëtar të komunitetit....
Burimi:
javanews.al