Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

Rritja e çmimit të naftës po fiton një vrull të ri, me “Brent” vetëm pak më poshtë se 94 dollarë për fuçi, ndërsa investitorët rrisin primet e tyre gjeopolitike pas përshkallëzimit të ri të presionit të SHBA-së ndaj Iranit. Deklaratat e Donald Trump në lidhje me “D-Ditën Ekonomike” kundër Iranit, vepruan si katalizator për rritjen e re të çmimeve të arit të zi, ndërsa kontratat e ardhshme të Brent për dorëzimin në tetor u rritën me 2.30 dollarë, ose 2.3%, në 93.90 dollarë për fuçi në orën 17:45, ndërsa kontratat e ardhshme të naftës bruto amerikane për dorëzimin në shtator u forcuan me 0.90 dollarë, në 86.71 dollarë për fuçi. Donald Trump përsëriti kërcënimin për pasoja ekonomike “të tmerrshme” kundër “çdo vendi” që ofron ndihmë...