Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Një miniere e paligjshme ari në jugperëndim të Kolumbisë është shembur, njoftojnë mediat e huaja. Si pasojë  13 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me vështirësi për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës. Zyrtari i qeverisë së rajonit Nariño, Freddy Gamez, tha për mediat lokale se një argjinaturë u shemb mbi punëtorët për shkak të lëvizjeve brenda minierës. Sipas një burimi qeveritar rajonal, një shpërthim brenda minierës shkaktoi zhvendosjen dhe rënien e dheut mbi punëtorët. /vizionplus.tv