Avion luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore të Letonisë
Forcat e Armatosura të Letonisë njoftuan se droni i rrëzuar më 14 gusht në hapësirën ajrore të vendit ishte ukrainas. Droni u rrëzua nga një avion luftarak italian i vendosur në rajonin e Baltikut, pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore letoneze nga Bjellorusia, ndërsa po zhvilloheshin sulme ukrainase ndaj porteve ruse. Sipas autoriteteve letoneze, droni mund të ketë devijuar nga kursi për shkak të ndërhyrjeve ruse. Incidentet me dronë ukrainas që hyjnë në hapësirën ajrore të vendeve baltike janë shfaqur disa herë gjatë këtij viti.
Burimi:
vizionplus.tv