Organizata terroriste “Brigada e Veriut”, video kërcënuese për Kosovën: Na prisni se po vijmë, gjithçka do jetë Rusi!

Organizata terroriste “Brigada e Veriut”, video kërcënuese për Kosovën: Na prisni se po vijmë, gjithçka do jetë Rusi!

Organizata “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), e shpallur terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka publikuar një video me mesazhe kërcënuese ndaj Kosovës. Në të shfaqen persona të armatosur, ndërsa njëri prej tyre thotë se ndodhet në një “fushëbetejë” dhe se po përgatiten për të ardhur në Kosovë. Videoja, e publikuar në profilin e “Severna Brigada” në Facebook, përmban mesazhe të drejtpërdrejta kërcënuese dhe pretendime për përgatitje për ardhje në Kosovë, ndërsa në të përdoret edhe narrativë nacionaliste serbe dhe përmendet lidhja mes Rusisë dhe Serbisë, transmeton KosovaPress. Në video, njëri prej personave, i cili thotë se ndodhet në një “fushëbetejë”, paralajmëron se po përgatiten për të ardhur në Kosovë, duke përdorur gjuhë nacionaliste dhe kërcënuese. “Së pari ta përshëndes shpirtin tim, Manjën, e...