Edhe tifozët kërkojnë ‘kokën’ e Infantinos, peticion botëror për dorëheqjen e kreut të FIFA: Tradhti që s’do harrohet kurrë!
Organizatat kryesore të tifozëve kanë nisur një peticion ndërkombëtar duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino dhe një reformë të thellë të qeverisjes së organit kryesor të futbollit në botë. Iniciativa u promovua nga Football Supporters Europe (FSE) dhe ka tërhequr mbështetjen e federatave të tifozëve nga Evropa, Afrika dhe Amerika e Veriut, si dhe gati dyzet shoqata kombëtare. Në deklaratën e lëshuar nga promovuesit, sulmi ndaj Infantinos është i ashpër: “Përpjekja e turpshme nga një person i vetëm, vetë Presidenti i FIFA-s, për t’ua shitur Kupën e Botës investitorëve privatë ka zbuluar një tradhti që futbolli nuk do ta harrojë kurrë. Xhani Infantino tradhtoi rolin e tij dhe futbollin në tërësi”, argumentojnë organizatat. Teksa bëjnë tani thirrje për një model të ri...
Burimi:
javanews.al