Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit pas tri ditësh

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit pas tri ditësh

Një grua e moshuar, rreth 84-vjeç është gjetur e gjallë nën rrënojat e shtëpisë së saj, tri ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë lindore. Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga tërmeti kishte bllokuar hyrjen në fshatin Nitunglea, ku jetonte Paulina Pobi, 84 vjeçe.Lexo edhe :Related Posts Si pasojë, gruaja e moshuar mbeti e bllokuar për tri ditë nën muret e shembura prej bambuje të shtëpisë së saj. Shefi i policisë së rajonit Sikka, Bambang Supeno, u tha mediave lokale se gruaja tashmë ishte evakuuar në mënyrë të sigurt dhe ishte dërguar në qendrën shëndetësore më të afërt për trajtim. Tërmeti me magnitudë 7.7 pranë ishullit Flores në Indonezi ra të shtunën në mëngjes, duke shkaktuar të paktën 73 viktima, plagosur më shumë se 900 persona...