Conference League: Ilir Daja nuk lë vend për surpriza, zbulohet formacioni zyrtar i Dinamos ndaj Pafos

Conference League: Ilir Daja nuk lë vend për surpriza, zbulohet formacioni zyrtar i Dinamos ndaj Pafos

20 Gusht 2026 20:19 Telesport Dinamo do të përballet me qipriotët e Pafos në ndeshjen e parë në play-offin e Conference League. Qipriotët janë favoritë për të shkuar në fazën e grupeve, por Dinamo ka bërë një ecuri shumë të mirë deri tani dhe kërkon të vazhdojë më tej. Trajneri i “Bluve”, Ilir Daja, nuk ka lëne vend për surpriza dhe ka zbritur në fushë me sistemin e zakonshëm 4-3-3. Dinamo XI: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca; Ayodeji, Vila, Qefalija; Berisha, Silva, Qardaku Dinamo vjen në këtë fazë pasi eliminoi letonezët e Auda, ndërsa Pafos pasi u eliminua nga Maccabi Tel Aviv në Europa League.