CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
Shtegu ”Peaks of the Balkans”, që përshkon malet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar peizazhet alpine, traditat dhe mikpritjen e zonave të thella të Ballkanit, shkruan Lianne Kolirin për CNN. Itinerari rreth 120 milje (rreth 192 kilometra) kalon përmes Alpeve Shqiptare dhe përfshin disa nga destinacionet më të njohura malore të Shqipërisë, mes tyre Thethin, Valbonën dhe Çeremin. Sipas përshkrimit të itinerarit, një nga segmentet e para të shtegut lidh Thethin me Valbonën, në një distancë prej rreth 13,9 kilometrash, ndërsa më pas rruga vijon nga Valbona drejt Çeremit, për rreth 19,8 kilometra. Zona, e njohur për majat gëlqerore, liqenet akullnajore, livadhet alpine dhe pyjet, ka një terren të...
Burimi:
kultplus.com