Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet
Dronët, të përdorur gjerësisht vitet e fundit në konfliktet ushtarake dhe për operacione të ndryshme të sigurisë, mund të marrin një rol të ri në bujqësinë evropiane. Komisioni Evropian po shqyrton ndryshimin e rregullave që kufizojnë përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot për spërkatjen e pesticideve. Nisma është pjesë e një rishikimi më të gjerë të rregullave të Bashkimit Evropian për produktet e mbrojtjes së bimëve. Disa vende anëtare kanë kërkuar prej kohësh më shumë fleksibilitet për përdorimin e kësaj teknologjie në bujqësi. Dronët përdoren tashmë në shumë vende për monitorimin e të korrave, identifikimin e dëmtuesve dhe sëmundjeve, si dhe për aplikimin me saktësi të plehrave dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve. Mbështetësit e teknologjisë argumentojnë se përdorimi i dronëve mund të reduktojë sasinë...
Burimi:
javanews.al