E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja e njohur

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja e njohur Rezana Çeliku është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Çeliku ishte një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun gjatë viteve ’70 dhe ’80. Ndër rolet e saj më të spikatura ishin në filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” apo “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Pasi përfundoi fakultetin për Ekonomik dhe Drejtësi, Rezana Çeliku punoi edhe pranë departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës. Më herët, ajo kishte prezantuar edhe disa koncerte e programe mbrëmjesh. /vizionplus.tv