Hapen aplikimet për përfaqësuesin e Zvicrës në Eurovision 2027
Zvicra ka hapur nga sot aplikimet për artistët që dëshirojnë të përfaqësojnë vendin në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2027, i cili do të mbahet në Bullgari. Afati për dorëzimin e këngëve është deri më 7 shtator. Aplikimet mund të bëhen përmes një platforme online, ndërsa përzgjedhja e përfaqësuesit zviceran do të zhvillohet përmes një procedure të brendshme. Në proces do të përfshihen juritë kombëtare dhe ndërkombëtare të ekspertëve, si dhe një juri e përbërë nga fansa të Eurovisionit. Në kërkimin e artistëve dhe këngëve do të angazhohet edhe Lasse Nymann, drejtori i ri muzikor i delegacionit zviceran në Eurovision. Kreu i delegacionit zviceran, Yves Schifferle, ka theksuar se synimi është të gjendet një artist me identitet të veçantë, duke ndjekur shembullin e emrave që...
Burimi:
kultplus.com