”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

Për disa njerëz, Shqipëria mund të përfytyrohet si një kuti bizhuterish e mbushur me thesare, shkruan Jeanine Barone për prestigjiozen ”Forbes”. ”Një kuti bizhuterish, megjithatë, që me kalimin e kohës ishte harruar. Por sapo zbulohet dhe hapet, ajo nxjerr në pah një mori gurësh të çmuar. Kjo analogji i përshtatet në mënyrë të përkryer Shqipërisë, një vend ballkanik që për dekada me radhë ishte i izoluar gjatë regjimit komunist. Vizitorët që shkelin në brigjet e saj do të gjejnë një vend që u përgjigjet lehtësisht kaq shumë interesave. Në fund të fundit, historia, kultura dhe natyra ndërthuren me njëra-tjetrën. Kuzhina, e rrënjosur në traditën autentike, do t’u pëlqejë adhuruesve të ushqimit. Ndërsa të apasionuarit pas historisë do të kënaqen me vendet e shumta të Trashëgimisë...