QKK hap thirrjen për aplikime për filmin artistik me metrazh të gjatë

QKK hap thirrjen për aplikime për filmin artistik me metrazh të gjatë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) hapi thirrjen për aplikime në kategorinë “Film Artistik me Metrazh të Gjatë – Vepër e Parë”, duke ftuar kineastët shqiptarë dhe talentet e reja të paraqesin projektet e tyre. Thirrja u drejtohet krijuesve që kanë një vizion të veçantë dhe një histori për të sjellë në ekranin e madh, duke synuar të mbështesë realizimin e veprave të para artistike me metrazh të gjatë. Sipas njoftimit të QKK-së, aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 shtator 2026, ndërsa ora zyrtare e mbylljes është 12:00, në kategorinë e aplikimit “Film Artistik me Metrazh të Gjatë – Vepër e Parë”. QKK ftoi kineastët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara nga kjo qendër dhe të publikuara në faqen zyrtare...