10 vjet reformë në drejtësi/ Shqiptarët ende presin me vite për një vendim
U ndryshua Kushtetuta. U ngritën institucione të reja. Qindra gjyqtarë dhe prokurorë kaluan në sitën e vettingut. U shkarkuan, u dorëhoqën dhe u zëvendësuan magjistratë. U ndryshua harta gjyqësore dhe për një dekadë të tërë shqiptarëve iu tha se po ndërtohej një drejtësi e re. Por 10 vjet pas nisjes së reformës, mbetet një pyetje shumë më e thjeshtë se të gjitha debatet politike: sa drejtësi mori në të vërtetë qytetari shqiptar? Ndryshimet kushtetuese që hapën rrugën e reformës u miratuan në korrik të vitit 2016. Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbyll zyrtarisht në qershor 2026. Një cikël i madh institucional përfundoi. Por halli i qytetarit nuk përfundoi. Raporti i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës, publikuar më 17 korrik...
Burimi:
ntv.al