Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja e njohur e filmave shqiptarë, Rezana Çeliku
Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit dhe ekranit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80. Rruga e saj drejt kinematografisë nisi pothuajse rastësisht. Pa një formim profesional si aktore, Çeliku tërhoqi vëmendjen e regjisorëve falë natyrshmërisë, elokuencës dhe prezencës së saj në ekran. Përpara se të shfaqej në filma, ajo ishte bërë e njohur edhe në Televizionin Shqiptar, ku prezantoi disa festivale rinore. Rezana Çeliku u shfaq në disa prej prodhimeve të kinematografisë shqiptare. Ndër rolet e saj më të njohura ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut. Ajo interpretoi gjithashtu rolin e një mësueseje në filmin “Shokë të një skuadre”, duke u kthyer...
Burimi:
ntv.al