Tenderi i spitalit të Korçës/ Fituesi ndryshon pas ankimit, oferta e re 3.2 mln lekë më e lartë
Një tender për furnizimin e Spitalit të Korçës me materiale mjekësore ka përfunduar me një rezultat krejt tjetër nga ai i shpallur fillimisht. Në procedurën me objekt “Blerje materiale mjekimi konsumabel dhe kirurgjikale”, me fond limit 16.34 milionë lekë pa TVSH, gara kishte vetëm dy oferta. Në vlerësimin fillestar, të dy konkurrentët rezultuan të kualifikuar. GAMMA sh.p.k. – 12,996,200 lekë EUROMED sh.p.k. – O.E.S DISTRIMED sh.p.k. – 16,185,330 lekë Më 13 maj 2026, autoriteti kontraktor publikoi GAMMA-n si fitues paraprak, pasi kishte paraqitur ofertën më të ulët. Por gara nuk përfundoi aty. Bashkimi EUROMED–O.E.S DISTRIMED kundërshtoi pranë Komisionit të Prokurimit Publik kualifikimin e GAMMA-s. Më 24 qershor, KPP mori vendimin nr. 857/2026 dhe urdhëroi autoritetin kontraktor që të rivlerësonte procedurën sipas konstatimeve të vendimit. Dhe...
Burimi:
ntv.al