Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Për më pak se dy muaj, tre punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Këto raste ngrenë pikëpyetje serioze për sigurinë e punëtorëve dhe masat që po ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës. Megjithatë, deri më tani nuk është parë ndonjë reagim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për vdekjen e punëtorëve të KEK-ut, ndonëse ai nuk ka ngurruar të reagojë për një rast në Vlorë, ku disa pushues u lënduan pas përfshirjes nga zjarri të një hoteli. Ndërkohë, deputetë të partive ish-opozitare, përfshirë LDK-në, PDK-në dhe Aleancën, kanë ngritur shqetësime për gjendjen e punëtorëve, sigurinë në vendin e punës dhe mungesën e inspektorëve. Fillimisht, punëtori Milazim Binaku kishte pësuar lëndime të...