Nga bombat te “shkatërrimi ekonomik”/ Trump ndryshon strategji ndaj Iran-it
Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po ndryshon strategjinë ndaj Iranit, duke kaluar nga presioni ushtarak te një ofensivë ekonomike që synon të godasë burimet financiare dhe tregtare të Teheranit. Sipas raportimeve të CNN, Trump ka ndërprerë bisedimet me Iranin dhe po shqyrton një fushatë presioni maksimal, me synimin për të dobësuar ekonominë iraniane dhe për ta detyruar regjimin të ndryshojë qëndrim. Në një postim në “Truth Social”, presidenti amerikan paralajmëroi masa ndaj çdo vendi që lejon bankat, bizneset, aeroportet apo institucionet qeveritare të ofrojnë mbështetje për Iranin. Ai kërkoi ndalimin e rrjeteve të kontrabandës së naftës, transfertave financiare, kompanive fasadë dhe mekanizmave të tjerë që ndihmojnë Teheranin të anashkalojë sanksionet. Kjo strategji vjen pas muajsh përshkallëzimesh dhe ndryshimesh të njëpasnjëshme të kursit amerikan ndaj...
Burimi:
ntv.al