Droni rus shkel hapësirën ajrore, Rumania në alarm, ngrihen në ajër avionët e NATO-s!

Droni rus shkel hapësirën ajrore, Rumania në alarm, ngrihen në ajër avionët e NATO-s!

Rumania ka ngritur në ajër avionët luftarakë të misionit të NATO-s pasi një dron kaloi hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi masiv rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, radari ushtarak pikasi një grup objektivash ajrorë pranë kufirit ukrainas, në veri të qarkut të Tulceas. Për të monitoruar situatën u ngritën me urgjencë dy avionë luftarakë spanjollë F-18, pjesë e misionit të patrullimit ajror të Aleancës, si dhe një helikopter ushtarak rumun IAR-330 SOCAT për mision zbulimi. Ndërkohë, autoritetet lëshuan sinjale alarmi për popullsinë e zonës së prekur. Ministria sqaroi se droni hyri në hapësirën ajrore rumune rreth 13 kilometra në lindje të qytetit Galați. Vetëm tre minuta më vonë, ekuipazhi i helikopterit rumun raportoi se droni u...