Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë

Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë

Ndryshimet klimatike mund të zgjerojnë me deri në 192% sipërfaqen e prekur nga zjarret në pyje në të gjithë Evropën deri në fund të shekullit, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën shkencore Global Change Biology. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit, i udhëhequr nga Maik Billing i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK), tha se përmasat e rritjes do të vareshin nga shkalla e ngrohjes globale. Zjarret në pyje janë një dukuri natyrore dhe e rëndësishme për biodiversitetin dhe dinamikën e ekosistemeve, shkruan studiuesit. Megjithatë, aktiviteti i këtyre zjarreve aktualisht po rritet. “Ndryshimet klimatike po shtojnë aktivitetin e zjarreve në të gjithë Evropën, pasi kushtet e nxehta, të thata dhe me erë po bëhen më të rënda”, tha Billing. Simulimet e...