‘Ndërtimi, si lavatriçe e pastrimit të parave’, Shehaj: Shoferi i kamionit u pajis me leje për kullë 25 katëshe

‘Ndërtimi, si lavatriçe e pastrimit të parave’, Shehaj: Shoferi i kamionit u pajis me leje për kullë 25 katëshe

Një analizë e thellë e sistemit të ri të drejtësisë, e mbështetur në fakte dhe dokumente konkrete, ngre pikëpyetje të forta mbi efikasitetin dhe pavarësinë e SPAK përballë aferave korruptive të qeverisë. Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, u shpreh se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme dhe shifrave alarmante, nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për sistemin e drejtësisë që nga viti 2019, ndërsa reagimi institucional mbetet në kufijtë e apatisë. Sektori i ndërtimit vijon të shërbejë si një lavatriçe e pastrimit të parave, duke marrë përmasa absurd, ndërsa ekspertja tregoi një rast flagrant i raportuar është ai i një shoferi kamioni, i cili ka arritur të pajiset me leje për të ndërtuar një...