“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

“Reforma na shkatërron”- Banorët e Poliçanit përsëri kundër shkrirjes me Beratin, i përgjigjen Ramës: Nuk bëmë turp me djegien e teserave!

Bashkia e Poliçanit ka vijuar dëgjesat publike me qytetarët në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale. Gjatë takimit të zhvilluar në qytet, banorët janë shprehur kategorikisht kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Poliçan me Bashkinë e Beratit, duke e cilësuar këtë projekt si shkatërrues për të ardhmen e zonës. Gjatë fjalës së saj, një nga qytetaret e pranishme e cilësoi projektin e reformës si “shfarosës dhe denigrues”, duke hequr paralele me pasojat që solli shkrirja e mëparshme e komunave në fshatrat e braktisura. Ajo ngriti shqetësimin për largimin e shërbimeve, varfërimin e zonave dhe degradimin e arsimit në klasa kolektive. Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, ajo kërkoi reflektim të menjëhershëm, duke bërë thirrje që kreu i qeverisë “t’i vendosë gishtin kokës”....