Territorialja e neveritshme e Ramës, si pazari i gjësë gjallë!
Nga Petrit Vasili Rama e ka degraduar reformën territoriale në pazar të gjësë gjallë. Në këtë moment, pas reagimeve kundërshtuese, Rama ka hapur pazarin e blerjes së këshilltarëve dhe kryetarëve që ata të pranojnë publikisht se janë shumë të “gëzuar dhe të lumtur” që po shkrihen bashkitë dhe ata së bashku me to. Një neveri, që vetëm Edi Rama mund ta bëjë duke i poshtëruar e përdhosur rilindasit në sytë e njerëzve. Këta njerëz pa dinjitet dhe karakter shiten si legena dhe presin në besë qytetarët, që i votuan. Tashmë Edi Rama i është vërsulur tepsisë së territoriales që ta hajë dhe ta shqyejë të gjithën, që nga votat e deri tek pasuria më e fundit. E sigurt është që pas rrëmbimit mafioz të territoriales...
Burimi:
syri.net