Hotele me 5 yje dhe dieta deri në 150 euro në ditë, zbardhen rregullat e reja të Qeverisë për shpenzimet e zyrtarëve të lartë! Biletat i pret…
Qeveria ka përditësuar, përmes një vendimi të ri, rregullat për shpenzimet e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe punonjësve të administratës publike gjatë shërbimeve jashtë vendit. Ky është dokumenti i rregullores së re, hyrë në fuqi në fund të korrikut dhe përcakton në mënyrë të detajuar kriteret për udhëtimin, akomodimin dhe dietat ditore. Sipas rregullores, Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri dhe ministrat do të akomodohen në hotele me pesë yje. Deputetët, sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe drejtorët e përgjithshëm do të qëndrojnë në hotele me katër yje, ndërsa punonjësit e tjerë të administratës publike do të akomodohen në hotele me tre yje. Për arsye sigurie, efektivët e Gardës së Republikës që shoqërojnë personalitetet shtetërore mund të akomodohen në të njëjtin hotel...
Burimi:
javanews.al