“Kërcënojnë sigurinë tonë”- Ambasada Amerikane ndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e të huajve që kryejnë krime

“Kërcënojnë sigurinë tonë”- Ambasada Amerikane ndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e të huajve që kryejnë krime

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndau sot (20 gusht) mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e DASH. Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA. Mesazhin jepet në një postim në Facebook ku ambasada shkruan: “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”