Dasma kthehet në kaos/ Dy mjeteve luksoze, Lamborghini dhe McLaren iu vihen molotov

Dasma kthehet në kaos/ Dy mjeteve luksoze, Lamborghini dhe McLaren iu vihen molotov

Një sulm me mjete zjarrvënëse ka shkaktuar panik të madh jashtë një salle dasmash në Birmingham, ku në atë moment ndodheshin qindra të ftuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së mërkurës, pranë sallës “Royal Shalimar”, në zonën Sparkbrook. Sipas autoriteteve, tre persona të veshur me të zeza hodhën mjete zjarrvënëse drejt ndërtesës dhe më pas drejt dy automjeteve luksoze, një Lamborghini dhe një McLaren, të cilat u përfshinë nga flakët. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet e panikut, me të ftuarit që vrapojnë për t’u larguar nga zona. Disa prej mjeteve zjarrvënëse kaluan pranë njerëzve që ndodheshin jashtë sallës, mes tyre edhe të rinj dhe një foshnjë. Stafi i sallës ndërhyri menjëherë me fikëse zjarri, ndërsa pak më vonë në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe...