Çfarë është prediabeti?

Çfarë është prediabeti?

Prediabeti është një gjendje klinike e ndërmjetme mes nivelit normal të sheqerit në gjak dhe diabetit të tipit 2. Mjekja endokrinologe, Bariola Duro, e ftuar në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, ka shpjeguar se kjo fazë përbën një moment të rëndësishëm ku mund të ndërhyhet për të parandaluar përparimin drejt diabetit. Sipas mjekes Duro, historikisht prediabeti është konsideruar thjesht si një fazë kalimtare drejt diabetit të tipit 2. Megjithatë, ndryshimet që mund të çojnë në zhvillimin e diabetit nisin që në këtë fazë, duke e bërë atë një “dritare të rëndësishme” për ndërhyrje. Një nga problematikat kryesore është se prediabeti zakonisht nuk shoqërohet me simptoma specifike. Personi mund të mos ketë asnjë shqetësim dhe të mos shfaqë shenjat tipike të diabetit....