Ky gabim me kondicionerin gjatë verës mund t’ju thyej xhamin e përparmë të makinës

Ky gabim me kondicionerin gjatë verës mund t’ju thyej xhamin e përparmë të makinës

Makina ka qëndruar për orë të tëra e parkuar nën diellin përvëlues të verës. Sapo hapni derën, një valë e fortë nxehtësie ju përplas në fytyrë. Reagimi i parë është i natyrshëm,  ndizni kondicionerin në maksimum dhe temperaturën e vendosni në “Low”, duke kërkuar me dëshpërim pak freski. Por kjo mënyrë e përdorimit të A/C mund të fshehë një rrezik për xhamin e përparmë. Pse ajri i ftohtë mund të dëmtojë xhamin?Në ditët me temperatura të larta, temperatura brenda automjetit dhe në sipërfaqet e xhamit mund të arrijë nivele shumë të larta. Kur ajri shumë i ftohtë drejtohet me intensitet të lartë mbi një xham që është nxehur nga dielli, krijohet një “shok termik”. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të krijojë tensione brenda xhamit....