Arti, përpjekje për të mos u çmendur – Rama prezanton skulptura bronzi në Berlin

Arti, përpjekje për të mos u çmendur – Rama prezanton skulptura bronzi në Berlin

Artikulli i plotë: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju Jork Kreu i qeverisë së vendit kandidat për në BE sapo ka prezantuar në Berlin një ekspozitë me skulptura bronzi të krijuara nga printime 3D. “Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri. Dhe rreziku për t’u budallallepsur është i menjëhershëm kur merresh me politikë.” Edi Rama (Tiranë, 62 vjeç), autori i këtij pohimi, e di mirë se për çfarë flet. Që prej vitit 2013 është kryeministër i Shqipërisë, autoriteti më i lartë ekzekutiv i këtij vendi të vogël ballkanik (2,75 milionë banorë) dhe i vetmi që ka siguruar katër mandate radhazi. Ai është gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste dhe më...