Ndaloi me bastun drejtuesin e PS/ I moshuari zbulon çfarë fshihet pas veprimit të tij
Një debat i tensionuar është regjistruar në Maliq gjatë diskutimeve për reformën administrativo-territoriale dhe propozimin për bashkimin e Bashkisë Maliq me atë të Korçës. I moshuari Reiz Petritaj, i cili ndaloi me bastun kryetarin e Këshillit të PS në Maliq që të largohej nga salla, shpjegoi arsyet e veprimit të tij. Ai tha se reagimi i tij lidhet me kundërshtimin e fortë ndaj bashkimit të Bashkisë Maliq me Korçën. Petritaj, banues me origjinë nga fshati Selcë, tha se shumë banorë të zonës janë larguar jashtë vendit, ndërsa sipas tij, problematikat e komunitetit duhet të zgjidhen në nivel lokal.“Unë u bëra i revoltuar për arsyen, sepse unë jam nga fshati Selcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë...
Burimi:
ntv.al